Home » Lexim » Enciklopedia Sahabet » Abdurrahman ibn Avf r.a.- Enciklopedia shqip sahabet

“Allahu të bekoftë e të begatoftë në atë çka solle… dhe Allahu të bekoftë e të begatoftë në atë çka ndale (për familjen tënde)”(Nga duaja Pejgamberit a.s. për të)

Ky është njëri prej tetë të parëve që përqafuan fenë islame…

Njëri prej të dhjetëve të përgëzuar me xhenet..

Njëri prej gjashtë sahabëve që morën pjesë në konsultim në ditën e zgjedhjes së halifes së muslimanëve pas vdekjes (vrasjes) së Omerit r.a., dhe

Njëri prej atyre që jepnin “fetva”  në Medinë dhe i Dërguari i Allahut ende i gjallë në mesin e muslimanëve…

Para shpalljes (në kohën e injorancës) quhej Abde Amrin, e pasi e përqafoi fenë islame Pejgamberi a.s. e quajti Abdurrahman.

*  *  *

Ky pra është Abdurrahman ibnu Avfi r.a., – Zoti qoftë i kënaqur me të. Fenë islame e pranoi vetëm dy ditë pas Ebu Bekrit r.a. dhe pak para se të hyjë i Dërguari i Allahut xh.sh. në shtëpinë e Erkamit.

I përjetoi mundimet dhe torturat më të mëdha, vetëm për hir të fjalës së Allahut, ashtu siç i përjetuan edhe muslimanët e parë, por ishte i qëndrueshëm, duroi dhe nuk u ligështua, sepse ishte i sinqertë në besimin e tij. Pas gjithë këtyre peripecive, u detyrua që të shpërngulet në Abisini së bashku me shumë muslimanë të tjerë, vetëm e vetëm që ta ruajë fenë dhe fjalën e Allahut xh.sh. E pasi të Dërguarit a.s. iu lejua hixhreti në Medinë, ishte në grupin e muhaxhirëve të parë që u shpërngulën atje.

Kur Pejgamberi a.s. filloi t’i vëllazërojë muhaxhirët (mekasit) dhe ensarët (medinasit), atë e vëllazëroi me Sa’d ibnu Ebi Rebian r.a. Pas disa kohe, Sa’di i tha Abdurrahman ibnu Avfit: – O vëllai im Unë jam ndër më të pasurit e Medinës. I kam dy bahçe, urdhëro e shiko se cila po të pëlqen dhe merre!

“Abdurrahmani i tha vëllait të vet: Allahu të dhëntë bereqet e të begatoftë në pasurinë tënde, por të lutem ma trego tregun më të afërt… Ai filloi të tregtojë, të shesë, të blejë, të fitojë dhe ta shtojë pasurinë. Pas një kohe të shkurtër e përgatiti “mehrin” – dhuratën e nusërisë, u martua dhe i kënaqur e i disponuar shkoi te Pejgamberi a.s.

Ç’kemi të re?  e pyeti Pejgamberi a.s.

U martova  tha Abdurrahmani.

E çfarë i dhurove bashkëshortes si “mehër”?  pyeti prapë Resulullah.

I dhurova peshën e 5 dërhemëve të arit  ia ktheu ai.

Atëherë Pejgamberi a.s. u lut për të duke thënë: – Allahu të begatoftë në pasurinë tënde…

Prej atij momenti  thotë Abdurrahman ibnu Avfi  m’u hapën dyert e të mirave të kësaj bote, saqë ma merrte mendja se në çdo gur, po ta lëvizja nga vendi i vet, do të gjeja ar ose argjend.

*  *  *

Në luftën e Bedrit, Abdurrahman ibnu Avfi luftoi me një heroizëm të rrallë e trimëri të pashoqe, duke mbytur njërin prej armiqve më të mëdhenj të Islamit, Umejr ibn Uthman ibnu Ka’b EtTejmijjin.

E në luftën e Uhudit qëndroi i paepur dhe i paluhatshëm, në çastet më të vështira, atëherë kur filloi t’u dridhet trualli nën këmbë muslimanëve dhe as nuk u tund e as nuk u frikësua kur disa filluan të ikin. Nga beteja doli me njëzet e ca plagë, disa prej të cilave ishin aq të thella, saqë dora e njeriut mund të hynte në to.

Mirëpo, prapëseprapë, xhihadi i tij luftarak ishte i vogël në krahasim me xhihadin e tij në pasuri.

Një ditë prej ditësh, Pejgamberi a.s. dëshironte të përgatiste një ekspeditë luftarake dhe iu drejtua sahabëve me fjalët:

– Urdhëroni, jepni diçka (nga pasuria), sepse duam të dërgojmë një ekspeditë (kundër armiqve).”

Atëherë, Abdurrahman ibn Avfi nxitoi me të shpejtë në shtëpinë e tij dhe, kur u kthye, tha:

 O i Dërguar i Zotit, kam me vete katër mijë dërhemë; dy mijë po i jap në rrugën e Allahut e dy mijë po ua lë fëmijëve të mi (familjes sime).

Allahu të bekoftë e të begatoftë në atë që solle…dhe Allahu të bekoftë e të begatoftë në që çka ndale (për familjen tënde), ia ktheu Pejgamberi a.s.

*  *  *

Gjatë luftës së Tebukut, e cila është lufta e fundit në të cilën luftoi (dhe mori pjesë) Muhammedi a.s., ndihej nevojë e madhe për njerëz dhe për pasuri në përgatitjen e ushtrisë muslimane. Në anën tjetër, ushtria romake ishte nUmejrikisht shumë më e madhe dhe më e përgatitur në armatim në krahasim me ushtrinë muslimane.

Atë vit në Medinë mbretëronte thatësi e madhe, e rruga deri në Tebuk ishte shumë e gjatë. Rezervat e ushqimit ishin të pakta e ndihej mungesë e madhe edhe në kafshët mbartëse.

Një grup besimtarësh, të cilëve u digjej e përvëlohej zemra nga dëshpërimi për shkak të pamundësisë së shkuarjes në luftë, sepse nuk kishte deve të mjaftueshme për t’i çuar të gjithë deri në Tebuk, shkuan te Pejgamberi a.s. duke e lutur me lot në sy që t’u gjejë edhe atyre ndonjë vend. Mirëpo, i Dërguari i Allahut me keqardhjen më të madhe u detyrua t’i refuzojë. Ata, të dëshpëruar e me sy të përlotur, filluan të kthehen duke qarë e dënesur me ngashërim, saqë i quajtën “Të përloturit”, kurse ushtrinë e thirrën “Ushtria e vështirësisë”.

Kur e pa këtë skenë rrëqethëse e të prekshme, Muhammedi a.s. i urdhëroi shokët e vet që ta hapin zemrën dhe të japin në rrugën e Allahut atë çka kanë mundësi.

Muslimanët me nxitim iu përgjigjën thirrjes së Resulul-lahut, e ndër të parët, si zakonisht, Abdurrahman ibnu Avfi, i cili ndihmoi ushtrinë muslimane me dyqind okë ari, saqë Omeri r.a. i tha Pejgamberit a.s. “Më duket se Abdurrahmani ka bërë mëkat në këtë rast, sepse familjes së tij nuk i ka lënë asgjë”.

Atëherë Pejgamberi a.s. iu drejtua Abdurrahman ibën Avfit duke i thënë:

A le diçka për familjen tënde, o Abdurrahman?

Po  ia ktheu ai,  u lashë më shumë sesa kishin.

Sa dhe çka?  e pyeti prapë i Dërguari a.s.

Atë që u ka premtuar Allahu xh.sh. dhe i Dërguari i Tij nga furnizimi, të mirat dhe shpërblimet  tha Abdurrahman ibnu Avfi.

*  *  *

Ushtria vazhdoi rrugën për në Tebuk dhe këtu Allahu xh.sh. e nderoi dhe e fisnikëroi Abdurrahman ibën Avfin me një nder, me të cilin nuk u nderua e as nuk u fisnikërua askush prej muslimanëve…

…Kishte hyrë koha e namazit dhe i Dërguari a.s. nuk ishte atypari në ato çaste. Atëherë Abdurrahmani doli imam i muslimanëve në namaz. Pak para se të përfundojë rekati e parë, arriti i Dërguari a.s. dhe u lidh në namaz pas tij. A thua, a mund të ketë nder dhe vlerë më të madhe sesa dikush të bëhet imam i krijesës më të vlefshme  Imamit të të gjithë Pejgamberëve  Imam i Muhammedit a.s.?

Pasi kaloi Resulullahu s.a.v.s. në ahiret pranë mëshirës së lartë hyjnore të Allahut xh.sh. Abdurrahman ibnu Avfi u vu në shërbim dhe përkudesje të “nënave të besimtarëve”.

Cilësitë e larta morale dhe veprat e tij fisnike bënë që “nënat e besimtarëve” të kenë besim tek ai.

Prej mirësive të tij ndaj muslimanëve, e në veçanti ndaj “nënave të besimtarëve”, përmendet se kishte shitur një pjesë të tokës për 40 mijë dinarë dhe tërë këtë pasuri ua ndau: fisit Benu Zehre (fisit të Emines  nënës së Pejgamberit a.s.), të varfërve, muhaxhirëve dhe grave të Pejgamberit a.s. Kur i dërgoi pjesën që i kishte takuar Ajshes r.a., ajo pyeti:

Kush i dërgoi tërë këto të holla?

Abdurrahman ibnu Avfi,  i thanë…

Atëherë ajo tha: – Ka thënë Pejgamberi a.s.: “Pas meje, askush nuk do të bëjë mirësi ndaj jush, përveç durimtarëve.”

Duaja e Pejgamberit a.s. për Abdurrahman ibnu Avfin, që Allahut t’ia begatojë pasurinë e tij, e përcolli gjatë tërë jetës, derisa u bë më i pasuri ndër sahabët. Tregtia e tij sa vinte e shtohej. Karvanet e tij shkonin e vinin pandërprerë duke transportuar grurë, miell, vaj, enë, rroba, erëra (parfume) dhe çkado që ndihej nevoja për të, ndër banorët e Medinës.

*  *  *

Një ditë arriti në Medinë karvani i Abdurrahman ibnu Avfit me 700 (shtatëqind) deve…Po, po, 700 deve, me ushqim, veshmbathje dhe sende të ndryshme!

Me të hyrë në Medinë, nga zhurmat e gëzimit, dukej se edhe toka po dridhej.

Ç’është kjo zhurmë?  pyeti Aisheja r.a.

Është karvani i Abdurrahman ibnu Avfit me 700 e ca deve me ushqim,  i thanë.

Zoti e begatoftë në atë që i ka dhënë prej të mirave të kësaj bote,  tha Aisha r.a., – por të mirat e tij në ahiret janë edhe më të mëdha. E kam dëgjuar të Dërguarin a.s. duke thënë: “Abdurrahman ibnu Avfi do të hyjë në xhenet gjunjazi.”

*  *  *

Ky lajm përgëzues nga “nëna e besimtarëve” Aishja r.a. i arriti menjëherë në vesh Abdurrahamnit, madje edhe para se devetë të ulen e të pushojnë. Shkoi me vrap tek ajo dhe i mallëngjyer nga ndjenjat e emocionet, që i kishin përshkuar tërë trupin, tha:  Oj nënë, a vërtet e ke dëgjuar këtë nga i Dërguari i Allahut?

Po,  ia ktheu ajo.

Atëherë Abdurrahamn ibnu Avfi nga gëzimi i papërshkru-eshëm tha:

Sikur të kisha mundësi të zgjedhja, do të hyja në xhenet në këmbë, por dëshmo, oj “nënë”, se ky karvan, me tërë atë që ka devetë, ushqimi dhe veshmbathja, prej këtij momenti janë dhuratë për të varfërit, vetëm për hir të Allahut xh.sh.

Prej asaj dite që mori lajmin përgëzues, Abdurrahmanit i ndriçoi fytyra me një nur hirësie. Filloi të shpërndajë edhe më shumë pasuri për të varfërit, me të djathtën dhe me të majtën, fshehurazi e haptazi. Shpërndau në emër të sadakasë 40 mijë dërhem argjend, e menjëherë pas tyre 40 mijë dinarë ar. Nuk vonoi shumë e shpërndau edhe 200 okë ari.

I ndihmoi luftëtarët në rrugën e Allahut (muxhahidinët) me 500 kuaj dhe 1500 deve.

Para se t’i vijë momenti i vdekjes liroi shumë robër. La porosi që çdo luftëtari të betejës së Bedrit t’i jepen nga 400 dinarë ari, e atëbotë ishin ende gjallë 100 prej tyre.

Pastaj la amanet që çdo “nëne të besimtarëve” t’i ndahet nga një pjesë e konsiderueshme e pasurisë, saqë Aisheja r.a. lutej shpeshherë për të dhe thoshte: “Allahu ia shoftë etjen me ujët e krojeve të xhenetit Selsebil.

Përveç tërë kësaj, familjes së vet i la trashëgim pasuri që nuk mund as të numërohej. Prej tyre: 1000 deve, 100 kuaj dhe 3000 krerë dele. Trashëgimtarëve të tij u la ar dhe argjend të shumtë, saqë duart e atyre që ndanin filluan të lodhen. E tërë kjo ishte fryt i duasë së Pejgamberit a.s. që Zoti t’ia shtojë dhe bekojë pasurinë e tij.

Mirëpo, edhe përkundër tërë kësaj pasurie të madhe, kjo aspak nuk e luhati e as nuk e ndryshoi Abdurrahman ibnu Avfin nga qëndrimet e tij, saqë njerëzit nuk mund ta dallonin atë në mesin e shërbëtorëve të vet.

Një ditë, derisa agjëronte, për iftar i sollën ca ushqime. E shikoi atë me buzë në vaj dhe tha:  Kur u vra Mus’ab ibnu Umejri, i cili ishte njeri më i mirë se unë, nuk mund të gjenim qefin të mjaftueshëm për ta mbuluar. Kur ia mbulonim kokën, i zbuloheshin këmbët, e kur ia mbulonim këmbët i zbulohej koka…Neve Allahu na furnizoi me të mirat e Tij në këtë dynja, prandaj po kam frikë se mos shpërblimi ynë është shpejtuar dhe s’do të kemi asgjë për botën e ardhshme.

Pas kësaj filloi të qajë e të dënesë me ngashërim derisa ushqimi u tha.

*  *  *

I lumi Abdurrahman ibën Avfi me një mijë lumturi…

E përgëzoi me xhenet mbartësi i fundit i shpalljes hyjnore, Muhammedi a.s.

Në përcjelljen e fundit, xhenazen ia mbajti daja i Pejgamberit a.s.,  Sa’d ibnu Ebi Vekkasi.

Namazin e xhenazes ia fali “pronari i dy dritave”, Osmani r.a., kurse prej tij i fundit u nda Aliu r.a. me fjalët: “Allahu të mëshiroftë! E arrite dlirësinë e kësaj feje para se të fillojnë përçarjet dhe ngatërresat.”

“Shtëpia e Erkamit”  Një shtëpi në Mekë në të cilën i Dërguari i Allahut thërriste në Islam. Kjo shtëpi quhej edhe “Shtëpia e Islamit”. I zoti i saj ishte Erkam ibnu Abdu Menaf ElMahzumi.

Selsebil: emër i një kroi në ahiret.

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 49 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...