Home » Lexim » Enciklopedia Sahabet » Abbad ibn Bishr r.a.

“Meritat e tre personave nga ensarët nuk ka mundur t’i arrijë askush. Ata janë: Sà’d ibnu Mu’adhi, Usejd ibnu ElHudejri dhe Abbad ibnu Bishri.”

Aisheja, nëna e besimtarëve

Abbad ibnu Bishri, emri i një personi të dëlirë dhe të ndritur që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e thirrjes së fesë islame. Nëse e kërkon në mesin e besimtarëve praktik që bëjnë namaz, lexues i nderuar, aty e gjen atë njeri të devotshëm, të pastër, i cili kalon natën duke lexuar pjesë të Kur’anit…

Ndërsa kur e kërkon në mesin e heronjve, aty e gjen atë trim të paepur, i cili iu hyn betejave për ta lartësuar Fjalën e Allahut…

E nëse e kërkon në mesin e valijve (mëkëmbësve), atë e gjen të fortë dhe mbrojtës të pasurive të muslimanëve…

Për këtë sahab dhe dy të tjerë nga ensarët Aishja ka thënë:

“Meritat e tre njerëzve nga ensarët nuk ka mundur t’i arrijë askush, e që të tre janë nga fisi Benu Abdul Eshhel: Sa’d ibnu Mu’adhi, Usejd ibnu ElHudejri dhe Abbad ibnu Bishri.”

*  *  *

Abbad ibnu Bishri, nga fisi ElEshhelijj, në kohën kur u shfaq shkëndija e parë e udhëzimeve të Muhammedit a.s. në horizontet e Medinës, ishte një djalosh që sapo kishte arritur në moshën e rinisë; lëkurën e kishte ende të butë dhe në fytyrën e tij shkëlqente rinia, ndërsa në sjelljet e tij hetohej mençuria dhe pjekuria, megjithatë ai akoma nuk i kishte mbushur njëzet e pesë vjeç.

*  *  *

Ai i është bashkangjitur thirrësit të ri mekas, Mus’abibnu Umejrit, dhe të dyve u kishin zbutur zemrat në saje të lidhjeve të besimit, ndërsa virtytet fisnike dhe të larta ata të dy i kishin bërë të pandashme.

Abbadi dëgjonte Mus’abin duke lexuar Kur’anin me zërin e tij të rrjedhshëm dhe të ngrohtë, me ritmin e tij melodik dhe tërheqës, prandaj iu shtua dashuria për Fjalën e Allahut, e cila zuri vend thellë në zemrën e tij dhe ai zuri të merret vetëm me Kur’anin, saqë e përsëriste atë natë e ditë, kur ishte i lirë dhe në lëvizje, derisa u bë i njohur në mesin e sahabëve me ofiqin “imam” dhe “shok i Kur’anit”.

*  *  *

Një natë, derisa Pejgamberi a.s. falej në dhomën e Aishes, pranë xhamisë, dëgjoi zërin e Abbad ibnu Bishrit duke lexuar Kur’anin rrjedhshëm ashtu siç ia kishte zbritur Xhibrili Muhammedit a.s. dhe tha: “Oj Aishe! Ky është zëri i Abbad ibnu Bishrit?!”

Ajo i tha: “Po, o Resulullah.”

Atëherë Pejgamberi a.s. bëri këtë lutje për të: “O Zot, fale dhe mëshiroje atë.”

*  *  *

Në të gjitha betejat që zhvilloi Pejgamberi a.s. mori pjesë në to edhe Abbadi dhe qëndrimi i tij ishte në nivel me mbartësin e Kur’anit.

Në një rast kur Pejgamberi a.s. kthehej prej betejs “Dhatirrrrika”, u ndal me muslimanët në një luginë për të kaluar një natë.

Muslimanët sapo kishin ndalur devetë e tyre në luginë Pejgamberi a.s. iu drejtua atyre me këto fjalë:

 Kush do të bëjë roje sonte?

Abbadeja dhe Ammar ibnu Jaseri u ngritën dhe i thanë:

 Ne të dy, o Resulullah (Pejgameri a.s. i kishte vëlla-zëruar ata të dy kur kishin emigruar muslimanët në Medinë).

Pasi dolën në grykë të luginës, Abbadeja iu drejtua vëllaut të tij, Ammarit:

 Në cilën pjesë të natës dëshiron të flesh, në pjesën e parë apo në të dytën?

Ammari iu përgjigj:

 Do të flej në pjesën e parë, – dhe u shtri jo larg Abba-des.

*  *  *

Nata ishte e qetë. Yjet, drunjtë dhe gurët lartmadhër-onin dhe shenjtëronin Zotin e tyre duke e lavdëruar Atë në mënyrën e tyre. Atëherë Abbadeja u qetësua shpir-tërisht, kurse zemra i gjakonte për adhurim dhe Kur’an.

Ndikonte më së miri tek ai Kur’ani, kur e lexonte duke u falur, prandaj bashkonte kënaqësinë e namazit me atë të leximit të Kur’anit. Ai u drejtua nga kibla, filloi namazin dhe zuri të lexojë nga kaptina “ElKehf” me zërin e tij melodik, të njomë dhe të ëmbël.

Ndërsa madhëronte Allahun nën dritën e shkëlqyer hyjnore, i zhytur në shkëlqimin e dritës së Tij, një njeri arriti me shpejtësi. Ai posa vërejti Abbaden nga larg, të ngritur në grykë të luginës, kuptoi se aty është Pejgamberi, kurse Abbadeja ishte roje e tij dhe e njerëzve të tij, atëherë ai tërhoqi harkun, mori një shigjetë dhe e qëlloi.

Atëherë Abbadeja e nxori atë nga trupi, vazhdoi leximin e Kur’anit dhe u thellua edhe më në namaz.

Ai njeri përsëri e qëlloi me një shigjetë tjetër, ndërsa Abbadeja veproi si me të parën. Edhe kur e qëlloi me të tretën ai e vazhdoi namazin, e pas kësaj e hoqi edhe këtë të fundit dhe rrëshqitazi iu afrua shokut  (vëllait) të tij, e zgjoi nga gjumi dhe i tha:

– Zgjohu, sepse plagët më kanë dobësuar.

Posa i pa ata të dy, njeriu ua mbathi dhe iku.

*   *   *

Meqë rrobat i ishin shqyer, Ammari pa gjakun e Abbades duke i rrjedhur rrëke nga të tri plagët e marra dhe i tha:

 Subhanallah, përse nuk më zgjove kur të qëlluan me shigjetën e parë?!

 Isha duke lexuar një sure dhe nuk dëshiroja ta ndërpreja derisa ta mbaroja. Për Zotin, po të mos frikësohesha se do ta shkelja urdhrin e besuar nga Muhammedi a.s., gjithsesi do të dëshiroja më tepër vdekjen time sesa ta ndërpreja leximin e asaj sureje  iu përgjigj Abbadeja.

*  *  *

Kur filluan luftërat kundër renegatëve, në kohën e sundimit të Ebu Bekrit r.a., dhe ai përgatiti ushtrinë për ta shuar atë kryengritje dhe rebelim të Musejlemes gënjeshtar, me qëllim që t’i mposhtë përkrahësit e tij dhe t’i kthejë në fenë islame, Abbadeja ishte në krye të asaj ushtrie.

Në ato beteja muslimanët fillimisht nuk shënuan ndonjë fitore që vlen për ta cekur. Kur pa se si ensarët nuk i ndihmonin muhaxhirët, por ndodhte e kundërta, Abbades iu mbush zemra vrerë. Shikoi poshtërimin që i bënin njëritjetrit, sikur t’i mbusheshin veshët gurë e therra dhe u bind se nuk do të ketë sukses për muslimanët në këto beteja të ashpra përveç nëse veçoheshin të dy palët nga njëratjetra me qëllim që secila ta mbajë përgjegjësinë e vet dhe që të dihen luftëtarët e vërtetë në rrugën e Allahut.

*  *  *

Një natë para se të zhvillohej beteja vendimtare Abbadeja pa në ëndërr si çdo i fjetur se qielli u hap për të dhe posa hyri në të qielli e përqafoi dhe ia mbylli hyrjen. Kur u zgjua nga gjumi, ëndrrën ia tregoi Ebu Se’id ElHuderit dhe i tha:

Për Zotin, kjo është shenjë se unë do të bie dëshmor, o Ebu Se’id!

*  *  *

Kur agoi dita, lufta vazhdoi. Abbadeja u ngrit në një vend më të lartë dhe zuri të thërrasë: “O ju ensarë, veçohuni nga njerëzit… dhe shkatërroni këllëfet e shpatave tuaja… Mos lejoni që të qëllohet feja islame nga ana juaj…”

Ai vazhdimisht e përsëriste thirrjen derisa u tubuan tek ai rreth 400 ensarë, në krye të të cilëve ishin Thabit ibnu Kajsi, ElBerra’ ibnu Maliku dhe Ebu Duxhane, pronari i shpatës së Resulullahut.

Abbadeja dhe ata që iu bashkangjitën atij u sul mbi armikun duke çarë rradhët me shpatë dhe duke i hedhur armiqtë të vdekur për dhé, derisa u thye Musejlemeja dhe përkrahësit e tij dhe u strehuan në të ashtuquajturin Kopsht të vdekjes.

Aty, te muret e Kopshtit të vdekjes, Abbadeja ra dëshmor i mbuluar me gjakun e tij të pastër… Në trupin e tij kishte aq shumë të rëna me shpatë, goditje nga shtizat apo nga shpatat, saqë nuk njihej më, përveç nëpërmjet një shenje, në trupin e tij.

Burimi

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 49 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...