Në videon “A është ndëshkim çdo vështirësi?” të datës 25 Shkurt 2019, pjesë e serisë “Melodi e Zemrës” flitet për këto pika:
🔹 Njeriu nuk duhet kurrë të ushqejë dhe shprehë mëri ndaj Krijuesit. Në zemrën e tij duhet të gjallërojë gjithnjë mendimi: “Edhe sikur të më fusësh në Ferr, do isha pa nder nëse e shfaq dhimbjen time. Mjafton të mos më djegësh në zjarr tjetër veç zjarrit Tënd!..”
🔹 Vështirësitë dhe fatkeqësitë nuk janë vetëm ndëshkim i gabimeve apo rezultat i të këqijave tona. Ato janë njëkohësisht një shkak dhe mjet për lartësimin e njeriut dhe shkallë drejt shpërblimit.
🔹 Iu thafshin duart dhe turp t’i vijë Ebu Lehebit që lëndonte Profetin Muhammed, Krenarinë e Njerëzimit! Po ashtu, iu thafshin duart dhe t’u vijë turp mizorëve që i bëjnë keq ummetit të Muhammedit sot!
🔹 “Çdonjëri prej tyre (shpifësve) do të dënohet për atë që ka bërë, kurse atë që ka shpifur më shumë, e pret një dënim i madh.” (Kur’an: Nisa, 24/11)
🔹 Nëse vëreni jetët e miqve të Allahut, do vini re se me gjuhën e gjendjes ata thonë: “Mbi mua ranë fatkeqësi të atilla, që po t’u kishin rënë ditëve, ditët do ishin shndërruar në netë!”
🔹 Edhe Bediuzzaman Said Nursi, Zëdhënësi i kësaj epoke, ka vuajtur shumë, megjithatë ka thënë: “Nëse shikoj se ka shpëtuar besimi i popullit tim, jam i kënaqur edhe sikur të digjem në flakët e Ferrit! Sepse, ndërkohë që më digjet trupi, shpirti më shndërrohet në trëndafilishte.”
🔹🔹🔹
Na ndiqni:
https://www.youtube.com/dritaterruges
https://www.facebook.com/dritaterruges
https://www.instagram.com/dritaterruges