Home » Teuhidi - Besimi » A është e mundur për deistin të mos e besojë botën tjetër? – Mashtrimi i Deizmit

Në mësimin e nëntë rreth deizmit, ne do ti flasim prap deistit,
dhe ai është i adresuari ynë.

Tani ne e pyesim deistin:

A është Allahu, në të cilin besoni, i drejt apo mizor – Zoti na ruajt?
Me shumë mundësi nuk besoni në një krijues mizor dhe
ju do e pranonit vetëm një krijues të drejtë.
Po, Krijuesi ynë është pafundësisht i drejtë.

Sidoqoftë, ne shohim që njeriu nuk mund ta shohë realitetin
e asaj drejtësie në këtë botë kalimtare.
Një shtypës(mizor) jeton me dinjitet në këtë botë
kurse të shtypurit jetojnë në përçmim.
Sidoqoftë, drejtësia e vërtetë kërkon dënimin
e shtypësit dhe kthimin e të drejtave të të shtypurve.

Kjo është e mundur vetëm në botën tjetër.

Nuk do të kishte drejtësi nëse jeta pas vdekjes
nuk do të ekzistonte.

Zoti ynë i drejtë nuk do të lejonte një padrejtësi kaq të madhe.

Ata, që besojnë në drejtësinë e Allahut detyrimisht
e besojnë jetën pas vdekjes.

Nëse bota tjetër ekziston, duhet të ketë profetë,
dhe libra të shenjtë duhet të dërgohen.

Sepse, vetëm profetët mund të na informojnë se si do të vihet
drejtësia në botën tjetër, çfarë është hallall dhe çfarë është haram, çfarë është
sevab(vepër e mirë) dhe çfarë është mëkati; kur nuk ka profetë, librat hyjnor do të na mësonin ne.

Arsyeja se pse një deist e mohon jetën tjetër është si vijon:
Kur e pranojnë ekzistencën e jetës tjetër ata duhet ti pranojnë profetët dhe librat hyjnor.

Ne vërtetuam ekzistencën e jetës tjetër
me të ashtuquajturën ”Besimi në jetën tjetër” me sigurinë e asaj se dy plus dy bëjnë katër.

Për këtë arsye ne nuk do të vazhdojmë
të diskutojmë rreth kësaj çështje.

Për ta përmbledhur

Allahu është i drejtë; Drejtësia e tij kërkon
ekzistencën e ahiretit.

Ekzistimi i ahiretit kërkon
ekzistencën e profetëve dhe librave

kjo do të na tregojë për këtë fushë madhështore dhe do të na mësojë
ne veprat që janë shkaku i lumturisë në këtë fushë madhështore(në këtë botë).

Një person që nuk mund ta mohoj Allahun nuk mund ta
mohoj as Drejtësinë e Tij.

Meqë është Allahu, Ai patjetër është i Drejtë;
shtypja dhe mizoria nuk i shkojnë Madhërisë së Tij

Një person që nuk mund ta mohoj drejtësinë e Allahut
nuk mund ta mohoj as ekzistencën e jetës tjetër(ahiretit)

Meqenëse ai është i drejtë, ai patjetër do të marrë
të drejtën e të shtypurit nga shtypësi.

Meqenëse Ai nuk e merr atë plotësisht në këtë botë,
Ai patjetër do ta marrë atë në botën tjetër

Emri i asaj bote tjetër është jeta pas vdekjes (ahireti)

Një person i cili nuk mund ta mohojë botën tjetër nuk mund ti
mohojë profetët dhe librat qiellorë.

Meqenëse ekziston bota tjetër atëherë duhet të ketë profetë dhe libra
në mënyrë që ata të tregojnë për botën tjetër, të na paralajmrojnë për atë
se çka është e lejuar dhe çka është e ndaluar.

Kështu që, ekzistenca e profetëve është po aq e sigurt
sa dhe ekzistenca e Allahut dhe Drejtësia e Tij.

Na vizitoni:

Busulla e Zemres

FACEBOOK: https://www.facebook.com/busullaezemres/

INSTAGRAM: https://www.instagram.com/busullazemres/

TWITTER: https://twitter.com/busullaezemres

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up